Një Zyrë pa qeverisje brenda…

Një Zyrë pa qeverisje brenda…

13:01, 22/06/2022
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi/

Të gjithë zyrtarët evropianë që vijnë në Shqipëri, Rama i detyron të bëjnë një lloj pelegrinazhi në zyrën e tij.

Për t’i impresionuar apo mahnitur me atë habitatin e tij absurd, që realisht është një projeksion mental i pashmangshëm.

Disa qeshin me ironi te dukshme e artikulojnë fjalë “bërjeqefi”, disa kuptojnë delirin e një njeriu që dashuron marrëzisht zyrën e karrigen në të, disa habiten me luksin e çmendur të një vendi të varfër, i fundit për të ardhurat për frymë në Evropë e me rekorde të thella korruptive e kriminale.

Disave u ngjan si ekspozitë personale, disave si fushë basketbolli, disave si vend grumbullimi ngjyrash, perdesh, qilimash e lloj-lloj rrangullash ku mungojnë vetëm breshkat.

Vetëm zyrë qeverisëse nuk i duket.

Në fakt gjithçka mund të gjesh në zyrën e Ramës.

Nga koshi tek wisky më i shtrenjtë, nga lapsat deri tek purot e rralla, nga letrat në mur deri tek setet kapriçioze, nga mbajtëset e këmbëve horizontalisht deri tek masazhatorët e qafës.

Por mos kërkoni atë që duhet.

Mos kërkoni qeverisje!

Vetëm qeverisje aty nuk ka!

Ka pakte që qelben erë, ka pazare shitje-blerjesh, ka marrëveshje sekrete e ç’nuk ka!

Zyrë “e bukur” vërtet!!!!!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco