Shqipëria,më e varfra në Europë, por çmimet si në BE/ Flasin ekspertët

Shqipëria,më e varfra në Europë, por çmimet si në BE/ Flasin ekspertët

12:57, 22/06/2022
A+ Aa A-

Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frymë që është sa 32% e mesatares së Europës, sipas Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën), qytetarët e vendit duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve e pijeve dhe produkteve të tjera, si komunikimi dhe blerja e pajisjeve elektronike e përdorim shtëpiak.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari.

Të kushtueshme në Shqipëri janë edhe veshjet dhe këpucët, me rreth 96% të mesatares së BE-së.

Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin, Gazmend Rexhepi , gazetar në Maqedoni, Dafina Rama aktiviste/ menaxhere në Universtitetin e LSE në Londër dhe Enriko Ceko ekspert ekonomie.

Dafina Rama tregoi se një situatë kaotike është krijuar edhe në Britaninë  e Madhe, çfarë e bëri popullin të organizojë një nga grevat më të mëdha të 30 viteve të fundit.

“Dje është përsëri si një lock-down ishte greva më e madhe hekurodhore prej 30 vitesh e cila krijoi mjaft probleme në transport për londinezët. Kjo grevë bëhet për rritje rrogash dhe pensionesh dhe rritjes së papunësisë.

U përpoq që greva të anullohej dhe të arrinte në një marrëveshje por nuk ndodhi.

Jetesa në Londër është mjaft e shtrenjtë dhe çmimet janë rritur shumë.

E para që u ngrit ishte energjia elektrike dhe pastaj çdo gjë u ngrit në supermarkete.

Kuptohet që variohet nga cilësia e produktit. Kjo po krijon mjaft shqetësime sepse Londra sapo e merrte veten pas pandemisë dhe dukej sikur gjithçka po i kthehej realitetit dhe tani kemi grevat”, tregoi ajo.

Ndërsa Rexhepi tregoi se situata është paska e ngjashme edhe në Maqedoni me disa ndryshime të vogla të cilat vijnë si pasojë e masave  të ndërmarra nga qeveria.

“Jemi në fakt në një situatë që mund t’i qajmë hallet njëri-tjetirt duke marrë parasysh se në Ballkan ne kopjojmë nga njëri –tjetrin... nuk kemi shtet me inovacione apo me grupime të caktuar njerëzish që merren me studimet ekonomike. Maqedonia në këtë aspekt ka qenë ndoshta meritë e qeverisë që pas fillimit të pandemisë ka derdhur diku te 700 milionë euro.

Tani ka filluar një etapë e re ku sektoret nuk do të lejohen të kenë marzh të fitimit mbi 5 përqind” u shpreh ai.

Ndërsa Ceko ekspert ekonomie, këtë situatë e komentoi duke marrë një shembull konkret, atë të shtetit Austriak:

“Qeveria austriake për të kompensuar problematikën e priudhës do ju japi gjithë qytetarëve të Austrisë 1000 eruo për këtë periudhë deri në fund të vitit.

Ka dhe tentativa të tjera edhe qeveria gjermane dhe franceze që kanë marrë masa për të kompensuar çështjet që ne ju themi 'inflacion' por që në fakt nuk është  kaq e thjeshtë... por është më e thellë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco