Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha paralajmëron protestë: Rama nuk duhej të kthehej nga Franca

Berisha paralajmëron protestë: Rama nuk duhej të kthehej nga Franca

11:48, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se nuk ka arsye më të fortë për të protestuar sesa ndryshimi i kursit evropian të vendit nga Edi Rama.

“A do vazhdojmë më ne në këtë gjendje? Çdo ditë që kalon, na akuzon. Çdo ditë që ne nuk i dalim zot, fatit tonë, vetes sonë, lejojmë që një aventurier i tillë, të shkelmojë mbi identitetin tonë. Mbi qenien tonë, mbi ëndrrën tonë. Ne bëhemi përgjegjës.

Ai dje u nis turist në Francë, normalisht ai nuk mund të kthehej më. Ai duhej të rrinte aty azilant me aktin që po projekton.

Ndaj dhe ju jeni personalitete, ekspertë me njohuri shumë të thella në këtë fushë, por sot është thirrja. Sot thirrja është më kryesore.

Të ngrihemi dhe të përballemi. Të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd. Të qëndrojmë se nuk ka arsye më të fortë se kjo për t’u ngritur. U tejkalua çdo lloj kufiri dhe imagjinate.

Unë nuk jam dakord me çiftimin që na bëjnë, por ne nuk folëm kur Maqedonia e pësoi për shkakun tonë. Megjithatë kjo nuk mund të jetë kurrë motiv që ne të kalojmë në anën tjetër të historisë, në anën e zezë të saj. Të kalojmë në anën serbo-ruse të saj.

Ndaj dhe mendoj që ne duhet të thërrasim protestë të fuqishme. Ky është një motiv ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Nuk mundet. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël.

Nuk mund të jemi Beogradi i vogël. Ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mbrojtja e identitetit tonë dhe ëndrrës evropiane është detyrim i madh moral i PD dhe çdo shqiptari. PD do qëndrojë në lartësinë e detyrës së saj,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ataqekanesyteshohin22/06/2022 13:56

Endra jote qe e shite Shqiperine tek arabet per 2 leke. E shite edhe tek Serbet se akoma i mbajme mend afaret me Fazllic. Ti dhe Rama jeni njesoj, vetem ai pak me qytetar dhe simpatik se ty. Ky eshte i vetmi dallim.

Shto koment

Denonco