Berisha: Rama refuzoi samitin historik të BE, po bashkohet me agresorin rus

Berisha: Rama refuzoi samitin historik të BE, po bashkohet me agresorin rus

11:45, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në tryezën “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën evropiane”, se Edi Rama po refuzon një samit historik të Bashkimit Europian, duke u rreshtuar me aleancën pro-ruse.

“Samiti që mblidhet në Bruksel është historik sepse aty i ofrohet një vendi në luftë, që po lufton për Europën dhe lirinë, statusi kandidat. Dhe sfidohet hapur agresori rus.

Ky moment historik do ishte një nderim i madh për shqiptarët të ishin të përfaqësuar në këtë akt. Bojkoti i këtij akti është haptas përçmim ndaj tij. Është hapur dizaprovim ndaj këtij akti. Është haptas rreshtim në krahun tjetër.

Vuçiç mund të mos shkonte, sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Po Edi Rama? Nuk shkon vetëm pse nuk shkon Vuçiç. Vasal i hapur i tij. Preteksti se vetoja bullgare ka bllokuar, por me veton bullgare u morën më të mëdhenjtë e Europës. Ata dhanë një zgjidhje, e cila mund të mos jetë ideale, por është e sigurt samitin tjetër.

BE i ka dhënë Shqipërisë ndihmën më të madhe financiare që vendi ka njohur në gjithë ekzistencën e tij. Po të kthehemi vetëm në vitet 1991-1992 se ku ishim ne. Ne shpëtuam nga katastrofa njerëzore vetëm në saj të bujarisë së këtyre vendeve dhe BE-së.

Dhe tani u përplas derën. Ti je skllav që e bën këtë. Dhe e bën në kundërshtim flagrant me vullnetin e mbarë shqiptarëve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco