Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Banderola kundër Ramës ndez ‘Air Albania’-n: Lidhje Kosovë-Shqipëri, jo Open-Balkan’ me Serbi

Banderola kundër Ramës ndez ‘Air Albania’-n: Lidhje Kosovë-Shqipëri, jo Open-Balkan’ me Serbi

22:08, 10/06/2022
A+ Aa A-

Në “Air Albania” po luhet ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B të Kombeve, shkruan Syri.net.

Tifozët kuqezi kanë mbushur stadiumin, duke krijuar koreografi mahnitëse.

Ndërkohë, në një prej banderolave që ra në sy shkruhej: “Lidhje Kosovë-Shqipëri, jo Open-Balkan me Serbi”.

'Open Balkan' është një nismë serbo-ruse që synon vendosjen e hegjemonisë sllave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edi Rama e ka përfaqësuar këtë ide bashkëpunimi rajonal, duke u nisur nga miqësia që ka me presidentin serb, ish-ministrin e Millosheviçit, Aleksandar Vuçiç. 

Por shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e shohin me dyshim, sa kohë pas saj fshihen idetë e vjetra shoviniste të serbëve dhe rusëve, të cilët kanë për synim daljen ne detin Adriatik pa barriera doganore, por edhe duke goditur fermerin dhe tregun shqiptar me prodhimet e tyre. 

Si të mos mjaftonte 'Open Balkan' kryeministri Edi Rama shkoi edhe më tej në sjelljen e tij antikombëtare dhe proserbe kur në samitin e Ohrit foli me përçmim për mijëra jetë të humbur nga barbaritë serbe në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke i quajtur luftërat një e shkuar që duhet harruar.

Mirëpo, kur historia harrohet, pritshmëritë janë të mëdha që ajo të përsëritet dhe ata që do ta pësojnë do të jenë sërish shqiptarët. 

Këtij fati tragjik i druhet edhe Kosova, si vend që ka vuajtur gjenocidin e tmerrshëm, e kjo është arsyeja pse Prishtina refuzon projektet serbo-ruse në Ballkan. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco