Betimi i Vuçiç/ Eskpertët: Tregon se Serbia nuk është larguar nga e kaluara e errët

Betimi i Vuçiç/ Eskpertët: Tregon se Serbia nuk është larguar nga e kaluara e errët

14:55, 01/06/2022
A+ Aa A-

“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

Kështu shkruhet në tekstin e betimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka bërë para deputetëve të Kuvendit këtë të martë, pasi fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në zgjedhjet e prillit.

Teksti i betimit është i përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë dhe është në përputhje me preambulën e aktit më të lartë juridik të shtetit, ku thuhet se “krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë betim ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Dritëro Arifi ekpert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Mal  Berisha ish diplomat dhe studiues.

Mal Berisha tregoi se një deklarë e tillë nga një person shumë afër Milloshviq nuk mund të neglizhohet.

“Deklarata të tilla të përsëritura nga një person që ka në biografi një bashkëpunim me Millosheviq përjetohet me emocion madje dhe me një lloj frike kur shofim se aleati më i madh i Serbisë, Rusia, ka ndërmarrë një veprim ushtarak pushtues të padrejtë të paligjshëm duke shkatërruar një shtet të tërë nuk mund të mos mendojmë se mendje të tilla mund të mos kenë qëllime të tilla.

Rikonfirmimi  nëpërmjet betimi të të tij me dorë mbi Kushtetututë tregon se në fakt dëshirat e njerëvse dhe të atyre që bëjnë politikën në Europë me më gjëre janë në një rrugë pa krye, se nëse nuk e njeh kurrë si pjesë të pavarur Kosovën cili mund të ishte finalizimi?

Kështu që personalisht për mua është një  moment shumë emocional dhe që më prek shumë në progresin e arritur deri tani ne Kosovë, një progres model në demokratizimin e institucioneve demokratike.

Unë shpresoj që Serbia nuk do të ndërmarrë dot një aventurë ushtarake kundrejt Kosovës, por fakti që ata e ri-sanksionojnë në çdo rast të drjetën që i japin vetes për sovranitet mbi Kosovën është një moment që nuk duhet të neglizhohet", tha Berisha.

Ndërsa Arifi u shpreh se betimi i tij ngjalli dukshëm nacionalizëm, pasojat e të cilit i kemi parë dhe vite më parë:

Nuk është hera e parë është provaktiv. Betimi i tij ngjall nacionalizmat dhe ne të gjithë i dimë pasojat dhe rezultat e keyre nacionalizmave. 

Serbia nuk ka bërë krime për herë të parë në 99.

Problemi jonë është tek konsistenvca kombëtare, harresat dhe falja pa marrëveshje finale me Serbinë.  Politika e Shqipërisë ndonjëhere sillet sikur të mos jetë vend i Natods por si një vend i parënëdësishëm, dhe veprimi i tij po tregon se Serbia nuk ka ndryshuar dhe Serbia nuk është larguar nga e kaluara e saj e errët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco