‘Jam i shoqatës ‘kap ça të kapësh’-Iriqi bisedon me Gazmend Bardhin

‘Jam i shoqatës ‘kap ça të kapësh’-Iriqi bisedon me Gazmend Bardhin

14:55, 01/06/2022
A+ Aa A-

Iriqi: - Si të të drejtohem? Si sh-sekretar, si ish-…

Barshi: - Thjesht më quaj Gazmor.

Iriqi: - Po më parë quheshe Gazmend.

Bardhi - Më parë po. Por ka rrjedhur shumë ujë e tani ngado dëgjoj pathirrmat, o omar, o omar. Që mos trishtohem them që populli më thërret Gazmor.

Iriqi: - Pse kështu?

Bardhi: - Nga që po shfaqemi qesharakë. Se i hymë detit më këmbë. Si ata të marrët që presin me vite në ishull anijen e premtuar.

Iriqi: - Kush ju premtoi?

Bardhi: - Rama na e bëri fushë me lule. Jo PD-në që nuk ua merr kush, por në statut do e shkruajmë që do jemi deri në vdekje ti sekretar dhe Alibeaj kryetar. Kështu u betua.

Iriqi: - Po Bashën ku do e vendosë?

Bardhi: - Për Bashën ka plane të tjera. Si fillim do e çojë në Opera në vend të Zana Çelës që ta mësojë mirë melodinë e Himnit dhe më pas në Presidencë të puthë flamurin non stop.

Iriqi: - I besuat?

Bardhi: - Po. Nuk kishim rrugë tjetër.

Iriqi: - Pse?

Bardhi: - Se ne tani jemi si ai që po mbytet dhe gëzohet kur kapet te veshët e tij. Pandeh i ziu se do shpëtojë.

Iriqi: - Ju merr shpesh Rama në celular?

Bardhi:-Po,sidomos afër mëngjesit. Se kur del dielli e zë gjumi. Sa del hëna ai syrin pishë. Kështu e kanë këta me kartelë. Ndaj thuhet janë me hënë. Po pardje më vuri në siklet.

Iriqi: - Pse?

Bardhi: - Quaje Berishën ‘Babai i Zenit’, më tha. E kundërshtova. I thashë që deri dje Berishën unë e kam quajtur ‘Babai im’, si ta ndryshoj tani? Po ai mori në telefon Kimeten e ajo më urdhëroi.

Iriqi: - Flitet shumë se je në shoqatën…

Bardhi: - Tani sa për sqarim nuk jam vetëm unë në shoqatë.

Iriqi: - Kush tjetër?

Bardhi: - Dhe Enkelejdi, madje ai është mjaft aktiv. Nuk fal, vepron menjëherë. Dhe sa energji e vrull ka! Bravo, Alibeaj.

Iriqi: - Si quhet shoqata?

Bardhi: - Ka emër të përdorur dhe të dëgjuar: ‘KAP ÇA TË KAPËSH’.

Iriqi: - Dmth po kapni llokma nga qeveria?

Bardhi: - Po ça të bëjmë?! Populli nuk na do, nesër Rama na shet ku do ushqehemi ne jashtë vendit? Se po ndenjëm brenda atdheut do mbyllemi brenda në shtëpi deri sa te ndonjë shtyllë në rrugë do afishojnë lajmërimin, ndërruan jetë shërbëtorët e Rilindjes.

Iriqi: - Po të bije cel. Kush është?

Bardhi: - Basha, mo Basha është. Sa shkon ora 12 e drekës na lajmëron, u çua nga gjumi. Mendjen e tij të kesh. Gjumë, gjumë dhe paraja lumë, lumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco