SYRI TV/ FSHZH investoi një milion euro për 15 km rrugë, ankohen banorët e dy fshatrave në Memaliaj

SYRI TV/ FSHZH investoi një milion euro për 15 km rrugë, ankohen banorët e dy fshatrave në Memaliaj

13:54, 01/06/2022
A+ Aa A-

Rreth 1 milionë euro të investuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rehabilitimin e 15 km rrugë që lidh dy njësi administrative me Memaliajn, duket se kanë shkuar dëm. Rruga e investuar dy vjet më parë nuk përfundoi e plotë, pasi një pjesë nuk u asfaltua, ndërsa banorët ankohen për cilësinë e punimeve edhe në atë pjesë që u rehabilitua.

Nga SYRI TV

Dy vite më parë, u investuar për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatrat Luftinjë dhe Buzin me qytetin e Memaliajt. Fondi Shqiptar i Zhvillimit investoi plotë 1 milion euro për rehabilitimin e 15 kilometrave rrugë, por si përfundim, një pjesë e këtij aksi mbeti e pashtruar.

Banorët e Luftinjës dhe të Buzit denoncojnë këtë investim i cili sipas tyre ka mangësi të theksuara dhe veç kësaj nuk i shërben aspak qarkullimit të lirshëm të automjeteve. Banorët thonë se rruga nuk është përfunduar, mungojnë veprat e artit, kufizuesit anësorë apo dhe sinjalistika, që do të mundësonte qarkullimin normal të automjeteve.

Gazetare: A.Hoxha. Redaktor. J.Hoxhaj. Mont. T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco