VIDEO-SYRI TV/ Dy vjet nga kallëzimi në SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar

13:43, 01/06/2022
A+ Aa A-

Një tjetër kallëzim është regjistruar sot në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndaj prokurorit Edvin Kondili.

“Dy vjet pas 9 kallëzimeve, prokurori Kondili nuk ka kryer asnjë veprim hetimor lidhur me dosjet e Teatrit”, u shpreh përmes një deklarate, avokatja Adriana Kalaja.

“Çështjen e prokurorit Kondili do ta çojmë në ILD dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo është shpërdorim detyre dhe e paligjshme - tha Kalaja - dhe se përveç 17 kallëzimeve penale, ne i jemi drejtuar SPAK edhe me 14 kërkesa proceduriale.

Ndaj prokurorit Kondili është regjistruar kallëzimi për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’’.

I pranishëm ishte edhe aktori dhe regjisori Edmond Budina, i cili u shpreh se edhe pse kanë kaluar 2 vjet nga kallëzimet, askush nuk ka reaguar.

“Ne do ta çojmë këtë çështje deri në fund vet, sepse fatkeqësisht jetojmë në një shtet të mafies, ku drejtësia nuk reagon”, u shpreh Budina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco