VIDEO-SYRI TV/ Si u përhap nga mediat e Ramës spekulimi për pezullimin e PD-së nga PPE

10:20, 31/05/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike i ka cilësuar si trillime njoftimet sipas të cilave ajo është pezulluar apo përjashtuar nga Partia Popullore Europiane. Në një lidhje live nga Roterdami, ku po merr pjesë në Kongresin e PPE, deputeti demokrat Belind Kelliçi tha se këto njoftime janë fake-news të shpërndara nga mediat e Ramës. Ai tha se PPE ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me situatën në PD, në mënyrë që demokratët ta zgjidhin vetë çështjen

SYRI TV

Partia Demokratike i ka cilësuar si trillime pa asnjë baze njoftimet, sipas te cilave PD është përjashtuar apo pezulluar nga Partia Popullore Europiane. Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet se njoftimet janë shpërndarë nga zyra e dezinformimit Rama-Basha.

PD ka bërë të ditur se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

PD thekson se për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacionin zyrtar të PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Ne njoftim thuhet se për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Roterdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së: Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE-së, Belind Këlliçi, delegat nga forumi rinor EDS dhe Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Në një lidhje live për emisionin Çim Peka Live nga Roterdami, ku po merr pjese në kongresin e PPE, deputeti demokrat Belind Këlliçi i cilësoi si fake-news njoftimet e shpërndara në mediat e kontrolluara nga Rama.

Deputeti Kellici tha se PD nuk është përjashtuar dhe as pezulluar, ndërsa shtoi se PPE ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me situatën në PD, në mënyrë që demokratët ta zgjidhin vetë çështjen.

“Mediat e Ramës dolën blof, Tabaku nuk vjen në PPE me të drejtë vote, por vjen si delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Nuk është delegate e PD në Roterdam. Deri në zgjidhjen e çështjes tonë ligjore, është kërkuar që PD të mos jetë e përfaqësuar. Në mbledhjen e parë treorëshe nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga ne. Ditën e nesërme do të ketë disa panele, unë jam i ftuar në orën 11:00 ku do të flitet për Ballkanin, zonja Vokshi do të jetë gjithashtu me mua. Nuk ka asnjë përjashtim, asnjë pezullim të PD, por ka një vullnet të PPE për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të PD dhe për t'i lënë demokratët që ta zgjidhin vetë këtë çështje", u shpreh Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco