Zgjidhet Kryesia e re e PD, kush janë 20 anëtarët që fituan me votë

Zgjidhet Kryesia e re e PD, kush janë 20 anëtarët që fituan me votë

18:24, 28/05/2022
A+ Aa A-

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike. 

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në selinë e PD për zgjedhjen e Kryesisë së re, ku nga 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kanë marrë pjesë në votim 227 prej tyre. 

Këshilli Kombëtar votoi për zgjedhjen e 20 anëtarëve të Kryesisë. 14 do të jenë burra dhe 6 gra.

Belind Këlliçi rezulton më i votuari me 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota. Në Kryesinë e PD rikthehet edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. 

Nga gratë, më e votuara është Fatbardha Kadiu me 141 vota, e ndjekur nga Ina Zhupa me 126 vota dhe Jozefina Topalli 118 vota e cila gjithashtu rikthehet në Kryesinë e Partisë Demokratike. 

Emrat e fituesve burra dhe votat: 
1.Belind Kellici - 192
2. Flamur Noka - 166
3. Oerd Bylykbashi - 148
4. Ervin Minarolli - 137
5. Luciano Boci - 128
6. Agron Shehaj - 123 
7. Luan Baci - 121
8. Grigels Mucollari - 116
9. Gent Strazimiri - 100
10. Enno Bozdo - 96
11. Keltis Kruja - 91
12. Arben Ristani - 90
13. Aldo Bumci - 89
14. Florion Mima - 88

6 anëtaret gra të Kryesisë së PD dhe votat përkatëse:
1.Fatbardha Kadiu - 141 vota
2. Ina Zhupa - 126 vota
3. Jozefina Topalli  - 118 vota
4.Edit Harxhi - 85 vota
5.Mimoza Hajdarmataj - 78 vota
6.Eleina Qirici - 75 vota 

Image

Në mbledhjen e ardhshme, Këshilli Kombëtar i PD do të zgjedhë dy nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike. 

Një prej emrave që ka konfirmuar kandidimin për numrin dy të selisë blu, është deputeti Oerd Bylykbashi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco