Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndarja nga jeta e Nishanit, Mediu: S'bënte kompromis me të keqen, humbje e madhe për të gjithë

Ndarja nga jeta e Nishanit, Mediu: S'bënte kompromis me të keqen, humbje e madhe për të gjithë

17:57, 28/05/2022
A+ Aa A-

Kreu i PR Fatmir Mediu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Mediu shprehet në rrjete sociale se humbja e Nishanit është një dhimbje e madhe për të gjithë.

Më tej Mediu deklaron se Shqipëira humbi njeriun e drejtë dhe korrekt i cili vendosi përpara detyrën, nderin dhe atdheun.

Statusi i plotë
Humbja e parakohëshme e Presidentit Bujar Nishani është një dhimbje e madhe për të gjithë ne miqtë dhe bashkëpuntorët e tij
🔹Shqipëria humbi njeriun e drejt dhe korrekt i cili cdoherë vendosi përpara detyrën, nderin dhe atdheun, që në moshë të re dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij.
🔹Edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen, por i qëndroj besnik bindjeve të tij politike dhe interesit kombëtar.
🔹Odeta humbi bashkëshortin e saj , djali dhe vajza babin e tyre të dashur, humbën mikun dhe njeriun më të dashur, të gjithë sot famijarisht i bashkohemi dhimbjes së tyre duke ju lutur Zotit ti jap forcë për të kapërcyer këtë moment të vështirë.
🔹I nderuar President Nishani mik i dashur u prehsh në paqë, qofsh i xhenetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco