Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon Albin Kurti: Ditë të vështira, lamtumirë Presidenti im...

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon Albin Kurti: Ditë të vështira, lamtumirë Presidenti im...

17:30, 28/05/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Kurti thotë se Nishani punoi për shtetin modern shqiptar ndërsa thekson se ai do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si pedagog, deputet e ministër.

Statusi i Kurtit
Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo.

I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco