Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Agron Duka: Burrë i mençur dhe mik i respektuar

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Agron Duka: Burrë i mençur dhe mik i respektuar

15:37, 28/05/2022
A+ Aa A-

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka reaguar pas lajmit për ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Mesazhi i Agron Dukës:

Sapo u njoftova me një lajm shumë të hidhur!!!

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani u nda nga kjo jetë.

Një dhimbje shumë e madhe për të gjithë që nuk do të kemi më midis nesh burrin e mençur, kolegun, mikun tonë të respektuar Bujar Nishani.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe shokëve.

Shpirti yt pushoftë në paqe.

Lamtumirë mik!

Agroni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco