Lajmi i fundit

TASK FORCE/ '7 Korrik' protesta e shqiptarëve

U munduan të na varrosin por nuk e dinin se ne ishim fara

U munduan të na varrosin por nuk e dinin se ne ishim fara

23:58, 27/05/2022 Nga Grigels Muçollari
A+ Aa A-

Sot është mbledhja e fundit e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, pjesë e të cilit kam nderin të jem prej 11 dhjetorit 2021.

Partia Demokratike do të ketë së afërmi kryesinë e saj, prandaj në këto rreshta dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën time për delegatët e Kuvendit Kombëtar historik, mirënjohja ndaj të cilëve qëndron në zemrën time dhe në besimin se thirrja e tyre për të shpëtuar Partinë Demokratike ishte vendimtare.

Për më shumë se 8 vjet me radhë unë shihja te demokratët një krenari të thyer, dhe për këtë ndjeja keqardhje dhe njëkohësisht irritim se si ne, demokratët e Shqipërisë, kishim humbur besimin te fitorja dhe tek aftësitë e lidershipit tonë.

Në pak muaj u synua të mohohej historiku dhe vlerat që na bashkuan ndër vite, u kërkua asgjësimi i qenies tonë politike me makinacione të fëlliqura, u dhunuam në shtëpinë tonë dhe u dëbuam si të tepërt.

Një shprehje e huaj thotë "u munduan të na varrosin por nuk e dinin se ishim fara".

E pra, aty ku na hodhën, aty dhe çelëm sërish, për t'u rikthyer më të fortë, më të gjallë, më të motivuar për të fituar.

Ne do ia dalim! Se jemi qytetarë të lirë që nuk ndalemi kur besojmë. Tashmë e rithemi me krenari se jemi demokratë. 

Unë kam besim.

Unë besoj te forca jonë, tek të rinjtë e të rejat tanë, besoj te lideri ynë i sapozgjedhur, besoj te Partia Demokratike dhe te dëshira e shqiptarëve për ndryshim!

Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit dhe Prof. Dr. Sali Berisha, për punën dhe përkushtimin për të rikthyer Partinë Demokratike në opozitë të vërtetë!

Unë jam vetëm një prej jush. Ne jemi shumë. Do të jemi edhe më shumë, por kurrë nuk do të jemi tepër!

Vazhdojmë përpara!

Mos u ndalni!

Kini besim!

Unë besoj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco