Deputeti Enkelejd Alibeaj njoftoi sot se ai bashkë me disa deputetë kishin depozituar një draft rezolutë në Kuvend, për dënimin e masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë.
Dokumenti është dërguar në Kuvend nga Partia Demokratike 4 ditë më parë.
PD publikoi në mbrëmje dokumentin ku thuhet se kërkesa i ka shkuar Kuvendit katër ditë më parë dhe mban firmën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në kërkesën e PD që është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë në datën 23 maj, thuhet se kjo rezolutë ka për qëllim të dënojë gjenocidin serb në Kosovë ndaj popullit shqiptar dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Rezoluta kërkon nga qeveria të bashkëpunojë dhe të ndihmojë qeverinë e Kosovës për të mbrojtur para drejtësisë ndërkombëtare faktet dhe argumentet ligjorë, të cilat provojnë genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.
Rezoluta është firmosur nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe deputetët Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Flamur Noka, Agron Shehaj, Elda Hoti, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi.
Pjesë nga rezoluta
KUVENDI I SHQIPËRISË
Miraton këtë:
R E Z O L U T Ë
PËR GENOCIDIN SERB NË KOSOVË
Duke marrë shkas nga:
Duke iu referuar fakteve të Gjenocidit në Kosovë:
Ku u shkatërruan dhe u kthyen në gërmadhë, vendbanime dhe shtëpi, u vranë në mënyrë barbare fëmijë, gra dhe të moshuar, shpesh herë duke i djegur të gjallë në prani të tjerëve, madje edhe në fabrika, furrnalta apo duke i groposur në puse.
Krimet e kryera nga forcat e armatosura serbe të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), gjatë fushatës së programuar, të planifikuar dhe të institucionalizuar shtetërore, kishin si qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrime etnike për ndryshimin e dhunshëm të përbërjes etnike të Kosovës, duke dëbuar rreth 1 milionë njerëz nga trojet e tyre etnike, duke vrarë rreth 12 mijë civilë të pambrojtur, kryesisht shqiptarë, prej të cilëve u vranë mizorisht 1392 fëmijë, mbi 800 prej tyre nën moshën 5 vjeçare dhe 1739 gra.
Forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe po ashtu ushtruan dhunë seksuale ndaj rreth 20 mijë personave, kryesisht gra e vajza shqiptare, por jo vetëm.
Nga këto krime mizore serbe në Kosovë, në veçanti por jo vetëm, shënohen masakrat në:
Likoshan, 28 Shkurt – mars 1998, 24 viktima civile;
Qirez 28 Shkurt - 1 mars 1998, 24 viktima civile;
Prekaz 5 - 7 mars 1998, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari;
Lubeniq, masakra e parë 25 maj 1998, 10 viktima civile;
Fortesë (ish Belacerkë) Rahovec, 18 korrik 1998, 12 viktima civile;
Rancë (Shtime), 26 gusht 1998, 11 viktima civile;
Kleçkë, 27 gusht 1998, 8 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur, viktima civile;
Shalë e Bajgorës, 17 shtator 1998, 12 viktima civile;
Çiçavicë, 22-24 shtator 1998, 24 vktima civile, 6 të mbytur me çekan në kokë;
Gullboc (Malishevë), 26 shtator 1998, 14 viktima civile;
Arbëri e Epërme, 26 shtator 1998, 24 viktima civile të familjes Delijaj;
Lubeniq, masakra e dytë 1 - 7 prill 1999, 100 viktima civile, mes tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë prej moshës 2 vjeç;
Reçak, 15 Janar 1999, 43 viktima civile të vrara dhe të hedhura masivisht në kanal;
Ura e Rakovinës, 24 janar 1999, 4 viktima civile;
Leshan i Suharekës, 2 mars 1999, 29 viktima civile;
Reznik (Vushtri), 6 mars 1999, 9 viktima civile të cilat u dogjën;
Mitrovicë 13 mars 1999, 6 viktima civile;
Tërnavë (Podujevë), 20 mars 1999, 4 të vrarë dhe 12 të plagosur;
Skënderaj, 20 mars 1999, 29 viktima civile;
Kotlind (Kaçanik), 24 Mars 1999, 26 viktima civile;
Podujevë, 24 e 25 mars 1999, 36 viktima civile;
Celinë, 25 mars 1999, 82 viktima civile;
Fortes (ish Bellacerk), 25 mars 1999, 46 viktima civile;
Goden, 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Randobravë, 25 mars 1999, 8 viktima civile nga familja Pajaziti;
Krushë e Vogël, 26 mars 1999, 113 viktima civile;
Krushë e Madhe, 25 - 27 mars 1999, 241 viktima civile;
Tërnje (Suharekë), 25 mars 1999, 28 viktima civile;
Suharekë, 26 mars 1999, 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha;
Padalishtë, 26 Mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj;
Landovicë, 26 mars 1999, 23 viktima civile;
Mamushë, 27 mars 1999, 18 viktima civile;
Dardhisht (Obiliq), 27 mars 1999, 11 viktima civile nga familja Rama;
Gjakovë, 27 mars 1999, 6 viktima civile nga familja Çerkezi;
lzbicë, 28 mars 1999, 114 viktima civile;
Matiçan (Prishtinë), 28 mars 1999, 21 viktima civile;
Podujevë, 28 mars 1999, 19 viktima civile, anëtarë të familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi;
Beleg (Deçan), 28-29 mars 1999, 11 të vrarë dhe 46 civilë të zhdukur;
Dumnicë e Epërme, 29 mars dhe 11 prill 1999, 6 viktima civile nga sulmi me granata;
Mitrovicë, 29 mars 1999, 4 viktima civile;
Llashticë e Gjilanit, 30 mars 1999, 22 viktima civile, disa të djegur për së gjalli;
Burim (Bellanicë-Malishevë), 31 mars 1999, 34 viktima civile;
Pastasel (Drenoc), 3 mars 1999, 106 viktima civile;
Lubeniq (Pejë), 1 prill 1999, 60 viktima civile;
Cercë, 1 prill 1999, 6 viktima civile nga familja Rexha;
Gjakovë, 2 prill 1999, 6 viktima civile, nëna me 5 fëmije të moshës së mitur nga familja Vejsa;
Nagac (Rahovec), 2 prill 1999, 31 viktima civile;
Sopi, 2 prill 1999, 35 viktima civile;
Kralan, 2 - 4 prill 1999, 100 viktima civile;
Prishtinë (Lagjia Arbëri) 3 prill 1999, 7 viktima civile;
Çupevë e Epërme, 4 prill 1999, 45 viktima civile;
Popovë (Podujevë), 4 prill 1999, një numër i madh viktima civile, të gjithë refugjatë të brendshëm;
Rezallë, 5 prill 1999, 41 viktima civile;
Kokaj (Gijilan), 5 prill 1999, 6 viktima civile;
Proi i Rakocit, dhe Lagja e Re në Kaçanik, 9 prill 1999, 58 viktima civile;
Lubizhdë e Hasit, 12 prill 1999, 18 viktima civile;
Fshati i Vjetër (Ferizaj), 13 prill 1999, 7 viktima civile;
Mitrovicë, 14 prill 1999, 26 viktima civile;
SIlovë dhe Lipjan, 15 e 16 prill 1999, 41 viktima civile;
Skënderaj, 16 prill 1999, 13 viktima civile;
Mitrovicë, 16 prill 1999, 9 viktima civile;
Çikatovë e Vjetër, 17 prill 1999, 128 viktima civile, nga foshnje gjashtë muajshe deri në burra 75 vjeçar;
Paklek i Vjetër, 17 prill 1999, 41 viktima civile;
Hade (Obiliq), 17-18 prill 1999, 10 viktima civile, disa i kanë djegur të gjallë;
Ribari i Vogël, 18 prill 1999, 25 viktima civile;
Devë (Gjakovë), 18 prill 1999, 7 viktima civile, nga familja Bobi;
Bërnicë e Epërme, 18 prill 1999, 6 viktima civile;
Hallaq i Vogël, 19 prill 1999, 20 viktima civile;
Makoc, 20 prill 1999, 42 viktima civile;
Grashticë, 21 prill 1999, 60 viktima civile;
Nakaradë e Fushë Kosovës, 21 Prill 1999, 16 viktima civile, antarë të familjes Mirena;
Dragaçinë (Suharekë), 21 prill 1999, 11 viktima civile,burra pleq të moshuar u hodhën në pus të gjallë;
Koliq, 22 Prill 1999, 21 viktima civile;
Mejë, 27 Prill 1999, 500 viktima civile meshkuj të moshave nga 10- 80 vjec, të ndarë nga kolona që depërtohej në Shqipëri;
Guskë, 27 prill 1999, 25 viktima civile;
Dobrosh, 27 prill 1999, 38 viktima civile;
Korenicë, 27 prill 1999, 65 viktima civile;
Nabërxhan, 1, 2, 10 dhe 12 maj 1999, 30 viktima civile:
Studime, 2 maj 1999, 116 viktima civile;
Bukosh, 3 maj 1999, 35 viktima civile;
Pejë, 12 maj 1999, 7 viktima civile nga familja Bala;
Korishë, 13 maj 1999, 71 viktima civile;
Gjithashtu si rezultat i përdorimit të popullsisë civile nga forcat serbe, si mburojë ndaj bombardimit të trupave të NATO-s, u vranë:
© SYRI.net