Lajmi i fundit

TASK FORCE/ '7 Korrik' protesta e shqiptarëve

Publikohet lista e kandidatëve për Kryesinë e PD, Berisha: Figura me kontribute dhe risi

21:48, 27/05/2022
A+ Aa A-

Publikohet lista e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike. 

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se lista do t'i propozohet Këshillit Kombëtar nesër, e shtunë, për t'u votuar. 

Në listë ndodhen emra me kontribute në PD, por edhe të rinj e të reja.  

"Komisioni në mbledhjen e tij siç parashikon statuti ka miratuar listën për Kryesinë e kandidatëve që do zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe të rinj e të reja. Lista do shpërndahet tek të gjtiha mediat. Dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternativa Kryesinë e PD. Ndërkohë ju nëse do të keni durim dhe interes do të mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë", u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha. 

I pyetur nga gazetarët për emrin e deputetes Ina Zhupa si kandidate për Kryesinë, Berisha vlerësoi kontributin e saj në Parlament për disa çështje të rëndësishme.

“Në këtë listë është Ina Zhupa e cila si keni konstatuar ju ka luajtur rol të rëndësishëm në parlament dhe u bashkua me Kuvendin e fundit. Ka ngritur çështje shumë të rëndësishme. Deputetët e PD pavarësisht nga qëndrimet e tyre janë të gjithë anëtarë të këshillit kombëtar përveç 4-5 prej tyre që nuk kanë qenë anëtarë kryesie”, u shpreh ai. 

Në listë shihet se janë rikthyer disa prej emrave të njohur demokratë, si Jozefina Topalli, Genc Pollo, Arben Imami apo Bujar Nishani, por nuk mungojnë edhe emra të rinj.

Kandidatët për anëtarë Kryesie të PD, lista e plotë

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLIÇI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 ÇLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOND SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUÇOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

G.B27/05/2022 23:15

Ke vene gjith mbeshtetesit e tu o zoteri...c'eshte kjo pune keshtu...je non grata

Lomy27/05/2022 23:11

Spiune (vete loku, tritani, imami, nishani, noka, spaho..),kopile (bylykbashi), xhepiste gjoja te perndjekur (indrit hoxha), femije ish-hetuesish (ivi kaso etj), idiote te abuzuar (fratari, noka, bumci, cela…), kelyshe spiunesh (balliu, bylykbashi nga e ema, fratari, strazimiri..), pederaste (luciano boci etj), spiune nga halli (topalli etj), kurva jo nga halli (garo, fratari..), morra te kuq qe shoqerohen me killera (pollo etj), rraca e lokut dhe shoqeria e kelysheve te lokut ( kruja, hajdarmataj etj),… Te gjithe hajdute, te gjithe morra te kuq, te gjithe me dosje ne dore te lokut! E vetmja qe ben dallim eshte tabaku (zonje e vertete) po dhe ajo duket si e shtyre nga ndonje debil… Fiks shtepie e Lirise se bi(ri)shes!

Shto koment

Denonco