Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Shqipëria në rrezik’-Shqiptarët në protestë masive para Kryeministrisë

Resuli: Çmimet të larta, qeveria s'i mbështet fermerët! I ka bërë të heqin dorë nga puna e tyre

21:20, 27/05/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Ervin Resuli deklaroi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv se po braktiset punimi i tokës bujqësore nga fermerët për shkak të kostove të larta.

Më tej ai theksoi se për prodhuesit vendorë që pas pandemisë nuk ka pasur suport nga ana e qeverisë.

"Fshtrat e vuajnë, çmimi i naftës 230 lekë për litër, apo plehrat kimike që janë dyfishuar. Shumë fermerë kanë hequr doë nga puna e tyre.

Një pjesë e mirë e prodhuesve nuk e kanë parë fitimprurëse dhe kanë hequr dorë.

Në Maqedoninë e Veriut e marrim shembull është hequr TVSH-ja e naftës, taksa e karbonit. Janë bërë disa rregullime.”-deklaroi Resuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco