Lajmi i fundit

LIVE/ Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet Kryeministrisë

Gjokutaj: Stoku i dosjeve në Gjykatën e lartë, realitet negativ! Shkelje e të drejtave qytetare

20:10, 27/05/2022
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv vendimin e qeverisë për tu tërhequr nga paditë civile në Gjykatën e Lartë.

Gjokutaj tha se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë është një realitet negativ i cili në analizë të fundit ka sjellë cënimin e të drejtave themelore të personave në proces.

"Drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar. Pra edhe drejtësia duhet të jepet në një afat të arsyeshëm me qëllim që interesat, qëllimi i rivendosjes së ligjit të shkelur dhe interesave morale të shkelura, të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur."-tha Gjokutaj.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj rritja e numrit të dosjeve të pagjykuara cënon interesat e shtetit dhe shtetasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco