Mediu takim në Rumani, pritet nga kryeministri Ciuca, e falenderon për mbështetjen ndaj Shqipërisë

15:42, 27/05/2022
A+ Aa A-

Përpara takimit Të Vendeve të Europës Juglindore zhvilluar në Rumani, Kryetari i Partisë Republikane z Mediu u prit në takim nga Kryeministri Rumun Nikolaj Ciuca(Nicolae Ciucă), bashkë me Z Mediu ishin dhe  përfaqësuesi i Kongresit Amerikan, parlamentit Britanik dhe Asambleës Parlamentare  të OSBE.

Mediu falenderoj kryeministrin Rumun për mbështetjen që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në antarësimin në NATO dhe negociatat për  BE..

Kryeministri Rumun shprehu mbështetjen për përfshirjen e  Shqipërisë në nisma të rëndësishme sic është ajo e 3Deteve, e cila mbas pushtimit të Ukrainës mer një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe  shmangien e varësisë energjitike të Europës nga Rusia dhe ndikimi Kinës.

Gjatë takimit në parlament Rumun,  z Mediu së bashku me  deputetin Toni Gogu, morën pjesë në  konferencën për sigurinë. Në këtë konferencë mernin pjeë e deputetë nga gjithë vëndet e Europës Juglindore, parlamenti Britanik dhe SHBA.

Zoti Mediu si bashkëorganizator i këtij aktiviteti me deputetë të parlamentit Rumun, vuri theksin se cështjet e sigurisë janë shumë komplekse dhe kërkohet që parlamentet të përfshihen gjerësisht.

Ai theksoj se Putin në mënyrë të paligjëshme sulmoj Ukrainën duke kërkuar të destabilizoj gjithë Europën. Duket qartësisht se në këtë përpjekje Rusia ka një aleancë të qartë me Kinën.

Ai vuri në dukje se armatosja e Sërbisë nga Rusia dhe Kina duke shpenzuar rreth 3% të GDP pa pasur asnjë lloj kërcënimi, prania e Rusisë dhe Kunës në rajon, problemet në BiH, qëndrimi për shkëputje të Republika Sërbska në kordinim me Moskën, frenimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe mosnjofja e pavarësisë Kosovës e bëjnë Ballkanin shumë fragil.

Krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës dhe Ukarinës janë krejt pa baza dhe tregojnë qartë që Rusia kërkon të krijojë tensione në Ballkan

Samiti i NATOs ka një rlndësi të jashtëzakonshme dhe kërkon që vëndet anëtare të NATOs në ballkan të dalin me qëndrim të përbashkët për të shmangur influencat dhe  tensionet e mundeshme të stimuluara  prej Rusisë dhe Kinës.

Ne fund ritheksoj qëndrinin e Sekretarit të  Përgjithshëëm  të NATOs

“ne duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë.

 Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë.

 Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco