‘Kontribut të vyer për pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA’, Meta pret kreun e ‘Vatrës’ dhe bashkëpunëtorin e Clinton

‘Kontribut të vyer për pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA’, Meta pret kreun e ‘Vatrës’ dhe bashkëpunëtorin e Clinton

15:10, 27/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha dhe Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit shprehu mirënjohje të thellë ndaj vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare.

MESAZHI I METËS

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, z.Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, z.Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.
Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco