‘Takim elektoral në ambjentet e shkollës’/ Kryebashkiakja e Durrësit dënohet me gjobë nga KAS-i

‘Takim elektoral në ambjentet e shkollës’/ Kryebashkiakja e Durrësit dënohet me gjobë nga KAS-i

14:11, 27/05/2022
A+ Aa A-

Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit është dënuar me gjobë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

KAS shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga zj. Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KSHZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës 'Qëndresa Qytetare' ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare 'Armath' dhe kandidates për kryetare bashkie në Dashkinë Durrës, zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor 'Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 mars 2022'”.

KAS-i pasi vendosi kalimin për shqyrtim, në seancën publike të datës 27.05.2022, në orën 11:00, vendosi rrëzimin e kërkesës së kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, për pezullimin e gjobës prej 100 mijë lekësh të reja, për organizimin e një takimi elektoral në ambientet e një shkolle.

“KAS-i në përfundim të ankimimit administrativ vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore Nr.9, datë 19.05.2022, paraqitur nga kandidatja për kryetare bashkie e Durrësit, zonja Emiriana Sako. Lënia në fuqi e vendimit Nr.152 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka deklaruar KAS-i.

Sako, gjithsesi, ka mundësi të ankimojë këtë vendim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco