Ulet mesatarja e pranimit në Universitet/ Mehmeti: Për një mësues historie duhet mesatare 7.5 e për studiuesin e Butrintit  6.5

Ulet mesatarja e pranimit në Universitet/ Mehmeti: Për një mësues historie duhet mesatare 7.5 e për studiuesin e Butrintit 6.5

13:59, 27/05/2022
A+ Aa A-

Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5, do të mund të aplikojnë për programe studimi që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.

Ndërsa për ata që synojnë të bëhen mësues mesatarja e pranimit në këto degë do të vijojë të jetë 7.5, dhe do të kënë një numër të veçantë matrikullimi për t’u dalluar.

Ky ishte vendimi i Ministrisë së Arsimit, për kriteret e pranimit të studentëve në disa nga programet e studimit të ciklit bachelor, i cili u komunikua nga ministrja Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë.

Për të komentuar edhe më gjerë këtë vednim ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi.

"Ka një përshtjellim mediaktik por me aq sa kuptova unë ishte se në degë të tilla si psikologjia, historia, sociologjia që nuk kanë drejtim mësuesie, do të pranoheshin me mesataren 6.5 dhe me sa kuptova unë ishte një numër matrikullimi që as nuk e di ku eshtë gjendur.

Ky vendim nuk thotë asnjëgjë. Qe do të thotë që një mësues duhet me 7.5 por një studiues i Butrintit duhet të kesh mesatare 6.5.

Po ashtu maturantëve ju duhet mesatarja 7.5 edhe për arsimin parashkollor, kurse për tu bërë diplomat ose inxhinier ndërtimi duhet mesatarja 6.5.

Ministria para se të vendosë një kriter duhet të ketë një analizë që do te thotë: Që vendimet të merren me studim tregu, është njësoj si Tv hapet nje Tv po ka një studim tregu.

Kjo është një mënyrë që vitin tjetër ata ta quajnë një vit të suksesshëm që të thonë janë pranuar më shumë studentë.

Këtë e bëjnë për të treguar se ne nuk dështuam, por po formatojmë, po rilindim", u shreh Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco