Berisha: Rama, Don Agaçi dhe Fico do të vendosin kush falet e kush jo, janë bërë gjykatësit supremë

Berisha: Rama, Don Agaçi dhe Fico do të vendosin kush falet e kush jo, janë bërë gjykatësit supremë

12:57, 27/05/2022
A+ Aa A-

Në një dalje nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryshme të klientëve të saj.

Sipas Berishës këto dosje do të kontrollohen nga Delina Fico me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ të përzgjedhin se kush do falet dhe kush s’do falet.

Ai tha se stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë.

Berisha: E sigurt dora e zezë e Delinës, me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ do përzgjedhë përsosmërisht kundrejt barrëve të rënda, ryshfeteve etj., se kush do falet dhe kush s’do falet. S’ka nevojë për gjykatës. Tani dalin Delinistët. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshëm të dosjeve që janë krijuar. Mazhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë nga askush tjetër. Pse e bën këtë, sepse do gjykatës të klonuar alla Sadush, si i thanë alla Dvoran, Dvorani është akoma lojtar rezervë.

Stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë, por zgjidhja është gjetur o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim miliona, miliona, miliona euro në çështjet civile duke ua faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë. Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë. Përkundrazi shkallë supreme e drejtësisë tani është Edi Rama dhe don Agaçio. Janë bërë tani gjykatësit supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco