VIDEO/ Berisha: Me tërheqjen e rekurseve, amnistohet mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe pronave!

12:30, 27/05/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur alarmin se me tërheqjen e rekurseve nga institucionet shtetërore, “mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistrohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë”, theksoi ai gjatë konferencës për shtyp.

“Mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, - tha Berisha, - por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit, për rrjedhojë taksapaguasve shqiptarëvë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në vartësi të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile.

Imagjinoni, pra, mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim, sipas Ramës, është bërë “me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve të Gjykatës së Lartë dhe përllogaritet se numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore, të jetë 3800.. Por vlera e kësaj tërheqjeje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.

Në emër të Reformës në Drejtësi, Qeveria po koordinohet më Sado-Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për individë apo persona juridikë të caktuar. Ju garantoj se prapa këtij vendimi, qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave , të territoreve, të kontrabandës dhe me radhë.”.ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco