VIDEO/ Hiqet imazhi i Murinjos nga Universiteti i Tiranës/ Kush e vendosi posterin dhe kush po provokon?!

12:44, 25/05/2022
A+ Aa A-

Tirana përjetoi mbrëmë një nga netët më të vështira, pasi tifozët e ardhur nga Holanda dhe Italia shkaktuan një kaos të vërtetë.

Në këtë situatë të vështirë dhe delikate, autoritetet policore kanë bërë apel për të treguar kujdes ndaj çdo provokimi.

Por ndërsa u kërkohet qytetarëve që të mos provokojnë, shumë afër stadiumit kombëtar, mbi fasadën e Universitetit të Tiranës, prej ditësh është shfaqur një poster i Hoze Murinjos, trajnerit të Romës.

Posteri gjigant është vendosur në fasadën e godinës ikonë dhe qartësisht është një provokim për tifozët holandezë, ndërkohë që autoritetet duhet të tregohen asnjanëse.

Mësohet se posteri është hequr, ndërkohë që kjo ka qenë një kërkesë nga UEFA.

Por kush e ka vendosur këtë poster provokues? Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj e ka shpërndarë atë me krenari në rrjetet sociale.

Kurse situatës i ka hedhur zjarr vazhdimisht edhe kryeministri Edi Rama, duke dhënë me dhjetëra intervista ku deklaron se është tifoz i Romës.

Kujtojmë se mediat italiane shkruajnë se ka mjaftuar një incident i vogël dje, për të ndezur ‘luftën’ me pasoja të rënda në Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali25/05/2022 15:07

O budallenj me brire ,por kujt I duhet posteri I ketij karagjozit ,qe e vendosni te universiteti, a thua se ky eshte shpetimtari I shqiptareve!?!?! Shikoni hallet tuaja o te mjere se ky laro e ka ne terezi.

Daj Jaku25/05/2022 14:10

Ky zullap halldup është tifoz i Juventusit, Romës, Partizanit, Cërna Zvezdës…. Është shqiptar, serb, grek, vllah, çifut, katolik, ortodoks, musliman, budist, komunist, demokrat, socialist, rilindës, liberal, nudist, bëqirë, bojaxhi, … është thjesht një i sëmurë mendor congenital, një mashtrues arrogant, i pacipë, i pa turp, (mungesa e plotë e turpit është treguesi i çmëndurisë totale, Sigmund Frojd).

Shqiptari25/05/2022 12:57

Ate poster e ka vendosur bytheqiri bojaxhi i bashkise se Tiranes! Lapanjozi ordiner qe nuk le rast pa shfrytezuar per te treguar langaraqllekut e tij publikisht!

Shto koment

Denonco