Meta: Dënim për trafikantët e qenieve njerëzore dhe çdo zyrtar bashkëpunëtor!

Meta: Dënim për trafikantët e qenieve njerëzore dhe çdo zyrtar bashkëpunëtor!

11:12, 25/05/2022
A+ Aa A-

"Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët e qenieve njerëzore, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor" ka theksuar Presidenti Ilir Meta sot, në përfundim të Forumit të Lirisë Ballkanike që u mbaj sot në Tiranë.

"I nderuar të organizonim sot Tiranë "Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, - tha Meta, -  për të diskutuar dhe përcjellë mesazhe inkurajuese për të gjitha institucionet përgjegjëse për të shumëfishuar përpjekjet dhe nismat konkrete efikase në luftën ndaj këtij fenomeni, nxjerrjen para drejtësisë të autorëve përgjegjës dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit.

Është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen, shoqëruar kjo edhe me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël. Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse. Mbrojtja e të drejtës së jetës dhe integritetit njerëzor është një mision që na përket të gjithëve!" përfundoi Presidenti.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco