Richmond: Me ligjet e reja, jo qeveritë, po bizneset do të vendosin kundër punës së detyruar

Richmond: Me ligjet e reja, jo qeveritë, po bizneset do të vendosin kundër punës së detyruar

11:06, 25/05/2022
A+ Aa A-

Senatori amerikan John Cotton Richmond ka dhënë rekomandimet e tij sot se si të përshkallëzohet lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore duke sjellë shembuj nga ndryshimet që po i bëhen ligjeve në SHBA dhe në BE.

I ftuar në forumin që u mbajt sot në Tiranë për këtë temë dhe ku ishin të pranishëm dy presidentë, Ilir Meta dhe Vjosa Osmani, z. Richmond foli për ligjin e ri që ia kalon të drejtat, nga qeveritë tek bizneset vetë që të vendosin për të mos lejuar shfrytëzimin  në punë të detyruar, një lloj i trafikimit dhe ky.

“Një ligj i ri, - tha ai, -  që pengon zinxhirin e furnizimit. Ne do t’i kalojmë të drejtat nga qeveritë tek bizneset, do t’i detyrojmë kompanitë që të vendosin për punën e detyruar. Kjo është një gjë që po ndodh. Gjermania e ka kaluar këtë kuadër ligjor. Norvegjia, Austria, SHBA e kanë kaluar disa pjesë të këtij ligji, se si bizneset do të jenë vetë të përgjegjshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në zinxhirin e tyre dhe ne po punojmë që të sigurohen kompanintë vetë që punëtorët nuk shfrytëzohen.

Për 24,9 milionë persona që janë viktima, ne duhet të bëjmë diçka.

Kemi parë që ka ndërgjegjësim, por ka dhe lodhje. Çfarë ne bëjmë për të luftuar kundër kësaj lodhjeje?!

Ka pasur më shumë viktima tani se sa ka pasur në botë. Ne duhet ta ndalojmë këtë dhe ky është një argument nga historia.

Për katërmijë vjet histori të regjistruar, trafikimi i njeriut ndodh në çdo kontinent, kjo është e përfaqësuar nga çdo shoqëri, e pranuar kulturarisht, e kemi pranuar edhe nga ana fetare këtë, është pranuar dhe në Kushtetutën amerikane në tre vende edhe është për të ardhur turp.

Pra në 4000 mijë vjet historia e ka pranuar këtë shfrytëzim dhe para disa vitesh nisi ndryshimi i ligjeve,” përfundoi senatori.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco