Rikthehet taksa për biznesin e vogël, Nasto: Qeveria po vjedh sikur të ishte dita e fundit në pushtet

Rikthehet taksa për biznesin e vogël, Nasto: Qeveria po vjedh sikur të ishte dita e fundit në pushtet

10:18, 25/05/2022
A+ Aa A-

Qeveria ka vendosur të rikthejë taksën për biznesin e vogël, në janar të vitit që vjen.

Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë do taksohen me të paktën 10 përqind të të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lëkësh të rinj në muaj.

I ftuar në 'Kafe Shqeto' per të folur edhe më shumë në lidhje me këtë vendim, ishte eksperti i ekonomisë Albert Nasto.

Ai tregoi se ky vendim e dëmton drejtpërsëdrejti ekonominë shqiptare.

"Si gjithmonë vendimi ishte si një rrufe në qiell të hapur është shumë e vështirë.

 Në këto kohë të vëshitra qeveritë mendojnë si ta lehtësojnë barrën fiskale, qeveria shqiptare mendohet për të vënë sa më shumë taksa në forma të ndryshme.

Thënë ndryshe qeveria shqiptare po heq nga ana po vendos në samar , ose anasjelltas.

Janë disa ligje qe kanë hyrë në fuqi që do jenë një vështirësi shumë e madhe financiare për biznesin dhe profesionet e lira. Shohim që qeveria shqptare në këto kohë të vështira ka një projekt draft që do kalojë së shpejti në parlament, si gjithmonë fshehur, pa trasnsaprencë dhe në dëm të biznesit. Gjithashtu dhe pa marrë mendimet e ekpertëve. Këta veprojnë me forcën e kartonit sot, qeveria shqiptare ngre dhe ul kartonat sidomos kartonat që ju interesojnë.

Qeveria vazhdon të mendojë në dëm të biznesit dhe të punësuarit në Shqipëri. Të gjitha këto rendojnë mbi kurrizin e biznesit dhe punonjësve", u shpreh Nasto.

Sipas Nastos këto vendimë në disfavor të shqiptarëve vijnë ngaqë qeveria është e zhytur në borxhe dhe se po i harxhon lekët aty ku ajo do.

“Këta mendojnë sikur do ikin nesër nga qeveria, borxhi mbi 104 përqind që kjo është alarmante dhe tani edhe shqiptari i fundit që do ngelet këtu do të paguajë të gjithë borxhet e tyre. Sepse megjithëse ky vend po shpopullohet, pensionet dhe rrogat nuk rriten dhe po vidhen nga të gjitha anët" sqaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco