‘Koncensioni i Butrintit’/ Dr. Jasini: Mungesë transparence, thyerje e Konventës së Parisit, trajtim preferencial

22:18, 24/05/2022
A+ Aa A-

E ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, Dr. Rudina Jasini nga Oxford ka folur në lidhje me koncensionin e Parkut të Butrintit.

Jasini ka shtruar analizën e saj në tre komponentë, duke theksuar se ka një mos transparencë në mënyrën se si është konceptuar dhe do të implementohet kjo marrëveshje.

Jasini: Mendoj se tre janë çështjet kryesore që lidhen me këtë marrëveshje dhe këto lidhen me mënyrën se si është konceptuar dhe se si do të implementohet ky administrim.

Së pari, mungesa e transparencës së dukshme në mënyrën se si Minsitria e Kulturës është përqasur lidhur me krijimin e një adminsitrimi për Parkun e Butrintit.

Së dyti, ngritja e një modeli administrimi që nuk është në harmoni me parimet e shtetit të së drejtës por mbi të gjitha me Konventën Ndërkombëtare për Trashëgiminë Botërore të Parisit në vitin 1972 e cila është ratifikuar edhe nga shteti shqiptar dhe është pjesë e legjislacionit tonë.

Së treti, po të shohim një analizë juridike të kësaj marrëveshje ne kuptojmë se qartazi ka një trajtim preferencial në këtë marrëveshje dhe kjo palë është Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit. Vështirë të gjesh në kontrata me institucione shtetërore kontrata të cilat krijojnë hapsira kaq favorizuese për palën që ky insitucion kontrakton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco