'Vrasja në komisariat'/ Breçani: Ngjarje që ulin besueshmërinë te publiku! Pse u ndalua testimi i narkotikëve te policët?

18:24, 24/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ish drejtuesi i Policisë së Shetit Erzen Breçani ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Komisariatin Nr.3 në Tiranë, ku polici 25 vjeçar vrau me gjashtë plumba kolegun e tij 55 vjeçar.

Sipas Breçanit, këto ngjarje zbehin vlerat dhe besueshmërinë e Policisë së Shtetit te komuniteti.

Breçani ka theksuar se nuk dihet se përse u ndalua testimi i narkotikëve për policët, por sipas informacioneve filluan të dalin shumë raste.

Breçani: Policia e Shtetit ka një mision për të parandaluar dhe mos të prodhojë krim. Vetë policia kur prodhon krim brenda komisariateve, e ulin vlerat dhe besueshmërinë te komuniteti. Për mendimin tim fajtori është ai që kryen aktin por e ka pas edhe një shkak. Shkaku i bullizmit duhet të ndalohet kategorikisht në një organizatë policie ku këta njerëz shkojnë për të zgjidhur situata shumë të ndërlikuara në terren, duhen të jenë të qetë, njohës të mirë të ligjit dhe terrenit.

Këto ngjarje e zbehin më së shumti rolin dhe besimin te policia.

Shefi i Komisariatit nuk duhet ti lërë asnjëherë pas dore informacionet dhe probelmatikat që i shef me sy. Duhet të shofi a ka njerëz që përdorin alkool. Nuk e di pse u stopua testi i narkotikëve? Sipas disa informacioneve thuhet se filluan të dalin shumë. Ka teste që i përdorin te qytetarët për pordorimin e alkoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco