VIDEO/ Rama-Alibeajt: Shembe PD-në, bëj një parti të re! Paratë me siguri i jep Rama

17:35, 24/05/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin e tij dhe bashkëpunimin me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajt, për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Fjala e Edi Ramës në Kuvend tregon gjithçka, synim i qartë për të përçarë PD-në sa të munden dhe të krijojnë parti të re. 

Me vetëdije ose jo, Rama nxori në dritë të diellit qëllimet ogurzeza të tij dhe Lulzim Bashës, për të zgjeruar bashkëpunimin me njëri-tjetrin, duke luftuar demokratët dhe PD-në. 

Rama shkoi deri aty sa u shpreh se Basha dhe Alibeaj duhet të bëjnë me PD-në atë që ai bëri me Teatrin Kombëtar. 

“Gjithmonë ju kam dhënë këshillën e duhur. Shembeni PD-në, si Teatri Kombëtar. Lëreni një aleancë teatri të mbrojë dhe atë rrënojë, ngrini një të re se është gjynah, i latë demokratët rrugëve, s’dinë kujt t’i shkojnë nga pas dhe turp më të madh se t’i shkojnë nga mbrapa një lecke me vulën e korrupsionit, minimit të demokracisë nga SHBA, është mëkat shumë i madh që bëni, realisht, që të gjithë.”-tha Rama.

Basha dhe Alibeaj elektorat nuk kanë dhe kjo u faktua botërisht në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të 6 marsit, kur kandidatët e tyre u renditën të tretët, por me siguri Rama ofron para për ta, që të blejnë sa të munden vota demokratësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio24/05/2022 23:00

Origjinal shprehja : mos te shafte i shami ... mos te befte moral i pamorali ... te thote i korruptuar , ai qe eshte me fakte konkrete krye i korruptonjesi i ketij vendi ... te thote hajdut , kryehajduti ... tr thote mashtrues , kryemashtruesi ... etj.... Ketu ka mberritur ky vend , tamam buze gremines ... me kete fytyre , qe veshtire te gjesh tjeter ...

N24/05/2022 18:48

Ik ore maskara! Je i tmerruar nga kthimi i Berishës.Leck je ti qe e bërë Shqipërinë leck.

Emigranti24/05/2022 18:48

Dhe flet per etikë ky peshqesh, edhe nepërka e Gabonit do e kishte zili per dozat e helmit qe jargavon.

Qytetari 24 maj 202224/05/2022 18:33

AJDE " LEGEN" I KLASIT NDERKOMBETAR AJDE...E NXORE KOKEN ME NE FUND, PER SHKATRIMIN E PD..

Shto koment

Denonco