‘Koncensioni i Butrintit’/ Kalaja ‘gozhdon’ Gjinushin e 'Shkencave': Pse nuk jepni dorëheqje kur nuk ju pyesin?

16:37, 24/05/2022
A+ Aa A-

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, ka marrë pjesë në takimin e Akademisë së Shkecave, si nismëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, për diskutimin mbi dhënien me koncension të parkut natyror.

Kalaja i ka kërkuar dorëheqjen Skënder Gjinushit, duke i parashtruar situatën se si duhet të ishte në një vend normal, ku Akademia e Shkencave flet para se të miratohet ligji dhe në momentin që nuk i meret mendimi, atëherë për çfarë duhet të ekzistojë Akademia e Shkencave.

Sipas Kalasë, në raste të ngjashme në botë, këto procedura kërkojnë kohë dhe diskutime shkencore para se të miratohet ligji.

Kalaja: Dje u mblodh parlamenti dhe miratoi me 75 vota ligjin për koncensionin e Butrintit dhe sot mblidhet Akademia e Shkencave kur duhet të ishte komplet e kundërta, pra fliste Akademia e Shkencave. Në çdo vend normal të botës hapen dy tre vite debate publike, parlamentare, shkencore për të dalë në një konkluzion.

Shumica e deputetëve dje nuk e dinin se ky ligj ishte në rend të ditës dhe jo më ta kenë lexuar këtë marrëveshje.

Tani ju nuk pyeteni fare për këtë marrëveshjen e Butrintit. A jeni dakort me këtë koncension? A keni ju një qëndrim të qartë për këtë marrëveshje? Dhe nëse nuk ju pyesin, atëherë përse vazhdon Akademia e Shkencave, përse nuk jepni dorëheqje?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco