Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Vrasja në Komisariatin Nr.3/ Çollaku: S’ka profesionistë në Policinë e Shtetit! Shkak duart e pushtetit

16:43, 24/05/2022
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv vrasjen në Komisariatin Nr.3 dhe plagosjen e një qytetari nga efektivi i FNSH në Kombinat.

Çollaku është i mendimit se zgjatimi i duarve politike të pushtetit brenda Policisë së Shtetit sjellin këto ngjarje kriminale. Sipas gazetarit në Policinë e Shtetit ka jo profesionistë ndërsa shton se brenda tyre rekrutimet kanë ngjyra politike.

"Mbipopullimi i saj nga joprofesionistë, ngjarjet e ndodhura e dëshmojnë më së miri. Vrasja në komisariat, e pamenduar. Përtej fatkeqësisë që një efektiv policie humbi jetën, apo përplasja e armëve brenda në komisariat, por kemi një organizatë policie në brendësi të së cilës rekrutimet kanë ngjyrime politike dhe joprofesionale dhe jo një skaner real në të shkuarën, rekordet.

Nëse ka pasur probleme me hashashin, oficerët e përzier në këto histori, apo le të themi që janë të shumta përfshirja e tyre në organizata kriminale.

Apo vrasja e Klodian Rashës, polici kishte probleme të ngjashme. Konstatojmë që organizata e policisë, serioziteti dhe cilësia profesionale ka rënë pikërisht sepse zgjatimet e duarve politikë brenda kësaj organizate, nga partia, pushteti, grupet kriminale, atëherë ndodh kjo që ndodhi mbrëmë."-tha Çollaku

Çollaku komentoi edhe plagosjen e një 60-vjeçari nga efektivi i FNSH në zonën e Kombinatit.

“Qëllohet qytetari, e dimë policinë që duhet të mbrojë, për rendin e sigurinë, jo nga ajo që duhet të mbrohesh.”-tha Çollaku.

Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës polici Ludian Zaimi 25 vjeç vrau me armën e shërbimit brenda në Komisariatin Nr.3 kolegun e tij Çaush Saliasi 55 vjeç për motive banale. Ndërsa në zonën e Kombinatit një efektiv i FNSH plagosi me armën e shërbimit një qytetar 60-vjeçar në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco