BE, McAllister: Duhet trajtuar mungesa e pluralizmit politik, nuk ka ecuri pa një opozitë të vërtetë

BE, McAllister: Duhet trajtuar mungesa e pluralizmit politik, nuk ka ecuri pa një opozitë të vërtetë

13:28, 24/05/2022
A+ Aa A-

Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister bashkë me një grup eurodeputetësh po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë një konference për shtyp, McAllister tha se duhet trajtuar mungesa e pluralizmit politik.

“I bëjmë thirrje palëve politike për t’u angazhuar për zgjidhjen e problemeve. Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik, por edhe të lejojë lirinë e medias. Duhet të heqë ato mangësi zgjedhore që kanë mbetur”, u shpreh zyrtari i lartë i BE.

McAllister nuk i komentoi zhvillimet në PD.

"Unë jam këtu si kreu i delegacionit parlamentar, jo si përfaqësues i PPE dhe nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD. Do kemi një konferencë në Roterdam javës që vjen, atje do kemi takime dhe do diskutojmë dhe për zhvillimet në Shqipëri.

Ishte goxha përvojë ajo që patëm në vitin 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. Kam simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot jam si kreu i Komisionit Parlamentar të Çështjeve të Jashtme. Sot nuk kam mundësi të bëj komente publike për çfarë po ndodh në PD.

Të jeni të sigurt se në kapacitetin tim si anëtar i CDU, po i ndjekim të gjitha zhvillimet në PD nga afër dhe do përpiqemi të japim mbështetjen tonë si PPE që të tejkalohen dallimet ose ndasitë," tha ai.

I pyetur se a është i shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Rama në Bruksel që nëse s’do marrim përgjigje pozitive, Shqipëria do ndryshojë kurs, McAllister tha: 'Ne jemi për momentin tërësisht të angazhuar për përmbushjen e planit A, përndryshe politikanët kanë dhe plane B e C, por s’dua të flasim publikisht për planet B e C. Për momentin duam të përmbushet plani A".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco