BUTRINTI/ Flasin ekspertët: Mega-skandal dhe mega-korrupsion

BUTRINTI/ Flasin ekspertët: Mega-skandal dhe mega-korrupsion

12:57, 24/05/2022
A+ Aa A-

Në pragun e Parlamentit ku diskutohej marrëveshja për administrimin e Butrintit, akademiku Apollon Baçe e një grup aktivistësh bënë protestën e tyre.

“Po ndodh njësoj si me inceneratorët, ato djegin plehrat ky ligj për Fondacionin djeg pasurinë kulturore”, thotë akademiku Apollon Baçe.

Baçe hodhi poshtë, edhe argumentimin e mazhorancës se fondi 6.18 milionë dollarë i angazhuar nga AADF, në një kohë që Shqipërisë i duhet të shtrëngohet tek kursimet, do të shërbejë në të mirë të trashëgimisë kulturore në Butrint.

Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, në një lidhje me Skype, ishte Apollon Bace arkeolog dhe Kujtim Cakrani avokat.

Avokati Cakrani u shpreh ndër të tjera se e priste që ligji të kalonte.

"Kjo pritej ligji do kalonte sepse unë e kam thënë, ne jemi para një qeverie që ka kaluar në shumë vite ligje anti-kushtetuese.

Tani jemi para një ligji tjetër po aq kriminal sa ai i Teatrit .

Besojmë se Presidenti i Republikës do ta ktheje këtë ligj por ne do vazhdojmë betejën tonë ligjore sepse nuk ka rrugë tjetër.

Natyrisht aktivistët do vazhdojnë protestat dhe do ta informojnë opinionin publik me këtë mega-skandal dhe mega-korrupsion ", u shpreh ai.

Ndërsa Baçe u shpreh se për të kjo është thjeshtë një vjedhje e hapur.

"Faktikisht ne u mblodhëm, që ta ndjekim këtë të shtunë në Sarandë në mënyre që të sensibilizojmë pak opinionin publik. Ky anglezi jo vetëm që e quan Butrinitin grek por gjithë Sarandën.

Këtu kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur.

Do jetë një OJQ në të cilën kontrolli i lartë i shteti nuk mund të hyjë dhe këtu mund të vidhen miliardat' tha Baçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco