Vrasja mes policëve/ Meta, apel të fortë Policisë: Reflektoni thellë, po tronditet besimi i publikut

Vrasja mes policëve/ Meta, apel të fortë Policisë: Reflektoni thellë, po tronditet besimi i publikut

12:37, 24/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një apel të fortë Policisë së Shtetit që të reflektojë thellë për të parandaluar ngjarje të rënda në radhët e saj, si vrasja e efektivit Çaush Saliasi brenda në komisariat nga kolegu i tij. Sipas Presidentit, ato e tronditin rëndë besimin e qytetarëve tek Policia.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, - shkroi Meta në FB,  - që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco