Kuvendi të hënën vetëm 5 minuta seancë, digjet edhe raundi i dytë për Presidentin

Kuvendi të hënën vetëm 5 minuta seancë, digjet edhe raundi i dytë për Presidentin

19:33, 22/05/2022
A+ Aa A-

Dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të ri. 

Burime pranë Kuvendit konfirmojnë për Syri.net se nuk është dorëzuar asnjë emër për presidentin e ri.

Në orën 16:00 ka përfunduar afati i vendosur nga Konferenca e Kryetarëve për dorëzimin e kandidaturave.

Seanca e posaçme e së hënës në orën 18:00 do të zhvillohet pa asnjë propozim.

Të hënën në orën 10:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve ku do të konstatojë mungesën e kandidaturave dhe do të përgatisë raportin që do ja përcjellë seancës plenare.

Raundi i dytë pritet të zgjasë pak minuta, pasi fjalën do e mbajë kryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve.

Palët politike nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për një emër në raundin e dytë.

Ky raund dhe raundi i tretë kërkojnë 84 vota.

Nëse as në raundin e tretë nuk do të ketë një kandidaturë atëherë në raundin e 4-t mazhoranca do ta zgjedhë e vetme kreun e ri të shtetit me 71 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco