Deromemaj: Fluks anëtarësh në qendrat e votimit! S'ka probleme me listat! Beteja e kryetarit të ri fillon nesër

18:50, 22/05/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Genc Dermomemaj, komentoi për Syri Tv zgjedhjet që po mbahen për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Deromemaj deklaroi nga Vlora se anëtarët e PD po shprehin vullnetin e tyre të lirë.

"Ka një fluks të anëtarëve të PD që shkojnë drejt qendrave të votimit për kryetarin e ri."-tha Deromemaj.

Më tej ai deklaroi se nuk ka probleme me listat e anëtarëve.

"Ata që nuk kanë pasur emrin në listat e degëve janë korrigjuar dhe në këtë proces ky lloj shqetësimi pothuajse nuk ka ekzistuar."-deklaroi ai.

Sa i përket pjesëmarrjes, Genc Deromemaj u shpreh se në nivel qarku kanë qenë 1400 anëtarë votues që kanë shprehur vullnetin përmes votës për kryetarin e ri.

"1700-1800, pasi po bëhet shuma e të gjitha degëve. Për Vlorën, është rreth 700 anëtarë, në Selenicë mbi 200, njësoj në Himarë e Delvinë, Saranda 450.

Ka një shprehje vullneti që finalizon një punë të të gjithë demokratëve të Shqipërisë, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që ka filluar prej 9 shtatorit. Është e natyrshme që ka një prurje të jashtëzakonshme të anëtarëve në qendrat e votimit."-u shpreh ai.

Në përfundim Deromemaj deklaroi se kryetarit të ri të PD i fillon beteja ditën e nesërme kur të shpallen rezultatet.

“Punë e jashtëzakonshme për t’i kthyer opozitën reale këtij vendi.”-tha Deromemaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco