Zgjedhjet në Elbasan/ Boçi: Interes i shtuar i demokratëve! Njerëzit kërkojnë shpresë dhe besim te PD

17:53, 22/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimin e procesit të votimit në Elbasan për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

Në një interivstë dhënë për SYRI TV, Boçi ka theksuar se ka një interes të shtuar të demokratëve në këto zgjedhje pasi njerëzit kërkojnë shpresë dhe besim te PD-ja, e cila nesër do të jetë një alternativë qeverisëse.

Boçi: Siç keni qënë dhe ju dëshmitarë, procesi ka pasur një pjesëmarrje të madhe të demokratëve për të shprehur vullnetin e tyre për kreun e ri të PD-së. Ende vazhdon dhe ka fluks njerëzish dhe ky fenomen ka treguar se po ndodh në të gjitha degët e PD-së jo vetëm në Elbasan. Ka një interes të shtuar të anëtarëve të PD-së dhe kjo ndodh pasi njerëzit kërkojnë shpresë dhe besim te PD-ja dhe kërkojnë që ajo të rikthehet te pozitat që ata e duan dhe të jetë një alternativë qeverisëse nesër që ngjall shpresën dhe besimin te qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco