VIDEO-SYRI TV/ Mijëra demokratë votojnë për kryetarin e ri, optimistë për ringritjen e partisë

14:41, 22/05/2022
A+ Aa A-

Anëtarët e Partisë Demokratike shprehen entuziast se pas përmbylljes së këtij procesi, kjo forcë do të ketë mundësi të kthehet tek vlerat e saj fituese. Pasi votuan, simpatizantët e kësaj force, theksuan se duhet të marrë fund koha e humbjeve të njëpasnjëshme.

Nga SYRI TV

Teksa hodhën në votën në kuti për zgjedhjen e kryetarit të ri, anëtarët e Partisë Demokratike shprehen entuziast se nga ky proces, kjo parti do të dal më e fortë dhe do të kthehet në një forcë fituese.

Sipas anëtarëve të Partisë Demokratike,  koha e humbjeve të njëpasnjëshme duhet të marrë fund, dhe PD të shndërrohet në një forcë premtuese për të ardhmen e vendit.

Shumë prej anëtarëve të Partisë Demokratike ishin hequr nga listat e anëtarësisë në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, por Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka vendosur që ata të marrin pjesë në votime, duke treguar kartën e anëtarësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco