Vizita në SHBA, Këlliçi: Takimet vazhdojnë, së shpejti projekte të reja me të rinjtë republikanë

Vizita në SHBA, Këlliçi: Takimet vazhdojnë, së shpejti projekte të reja me të rinjtë republikanë

14:11, 22/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Belind Këlliçi po zhvillon një vizitë në SHBA. Ai ka zhvilluar shumë takime me përfaqësues të Partisë Republikane.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ai ka ndarë një postim në faqen e tij ne facebook ku falenderon drejtuesit e Young Republicans për mikpritjen këto ditë në Florida dhe për organizimin e ‘Freedom Forum’, një forumi fantastik me të rinj nga 19 shtete të ndryshme të botës.

Ja postimi i plotë:

Falenderoj përzemërsisht drejtuesit e Young Republicans për mikpritjen këto ditë në Florida dhe për organizimin e ‘Freedom Forum’, një forumi fantastik me të rinj nga 19 shtete të ndryshme të botës.

Me lidershipin e Rick Loughery, të rinjtë republikanë jane rikthyer zëshëm në skenën ndërkombëtare.

Rick Loughery ishte së afërmi në vendin tonë dhe do të rikthehet sërish me një ekip politikanësh dhe trajnuesish nga Leadership Institute, per të trajnuar të rinjtë e FRPD në campaigning (fushata politike).

Falenderoj Andrea Catsimatidis për mikpritjen dhe punën e saj me forumet partnere!

Andrea është kryetare e republikanëve të Manhattan-it, konservatore dhe sipërmarrëse e suksesshme në SHBA.

Takimet vazhdojnë.

 Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco