Turi në ShBA/ Këlliçi takohet me kongresmenët republikan: I ftova të vizitojë sërish Shqipërinë

Turi në ShBA/ Këlliçi takohet me kongresmenët republikan: I ftova të vizitojë sërish Shqipërinë

19:49, 21/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së dhe njëkohësisht anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka vijuar me turin e tij në ShBA duke zhvilluar takime me partnerët dhe miqtë amerikanë.

‘Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Dita e sotme ishte e ngjeshur me takime me partnerët dhe miqtë tanë amerikanë 🇦🇱🇺🇲

Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas.

Matt Gaetz është i fokusuar në Sigurinë Kombëtare dhe Parimet Kushtetuese. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe është njohës i mirë i situatës politike në vendin tonë, në Kosovë dhe rajon. E ftova kongresmenin të vizitojë sërish vendin tonë, duke qenë se kjo ishte dhe dëshira e tij.

Ted Yoho ka shërbyer për 8 vjet në Kongresin Amerikan dhe në Komitetin e Punëve me Jashtë. Është ndër kongresmenët më të dekoruar amerikanë.

Të dashur miq!

Në ditët në vijim do t'ju informoj për të gjithë turin e takimeve dhe aktiviteteve në SHBA ✌🏻

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco