‘Shqipëria shtet anti-dije’/ Vasili: Rezoluta e PE-së goditi aferën e Portit të Durrësit dhe Ballkanin e Hapur

17:40, 21/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Megi Fagun, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka folur për rezolutën e PE-së për Shqipërinë dhe rruga drejt Europës.

Vasili ka theksuar një nga çështjet kryesore në rezolutën e PE-së është se Shqipëria është kthyer në shtet anti-dije dhe se analfabetizmi funksional ka shkuar në shifra të frikshme mbi 57%.

Nënkryetari i LSi-së është ndalur edhe te afera miliardëshe e Portit të Durrësit, ku sipsa tij rezoluta e ka thënë qartë se është kundër marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Për sa i përket Ballkanit të Hapur, Vasili theksoi se edhe kjo nismë ka marrë 0 mbështetje, pra kategorikisht kundër pasi është një nismë serbe-ruse.

Vasili: Interesi i lartë publik është dëmtuar si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit. Pohohet një fakt që nuk duhet të ndodhte kurrë, kemi që është një shtet opskurantist antidije që ndërkohë që Shqipëria për shkak të kësaj qeverie ka analfabetizmin funksional në shifra të frikshme mbi 57%, shpenzimet për arsimin janë 2.7%. Në vend që të ngrihet alarmi se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë mizerabël, këta e çuan në një situatë tragjike. Kujtohet PE-ja në 2022 ti thotë Shqipërisë o të çmendur si mund të bëni 2.7% për arsimin dhe vidhni si të çmendur me koncesione duke bërë një popull injorant. Sirena alarmi të frikshme për të ardhmen.

Për të disatën herë, Europa pohon se Porti i Durrësit, një aferë gjigante miliardere, është një sipërmarrje kundër marrëveshjes së Stabilizim Asocimin, pra kundër marrëveshjes Shqipëri-Europë.

Ballakani i Hapur është një tjetër çështje ku u theksua se ka 0 mbështetje pra kategorikisht kundër, kur për europianët Ballkani i Hapur është një nismë pro ruse, nismë serbe-ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco