VIDEO-SYRI TV/ PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Anëtarësimi në BE varet nga reformat

15:27, 21/05/2022
A+ Aa A-

Parlamenti Europian ka miratuar nje rezolute per Shqiperine ku theksohet se anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, duke filluar nga sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike. Rezoluta shpreh shqetesimin për nje sere ceshtjesh qe lidhen me zgjedhjet, sulmet ndaj medias, nivelit e larte te korrupsionit, klimën e polarizuar politike dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak.

Nga SYRI TV

Parlamenti Europian miratoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime rezolutën për Shqipërinë. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, rezoluta e Parlamentit Europian evidenton një mori problemesh dhe thekson qartë se anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme, duke filluar nga sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike.

Rezoluta shpreh shqetësimin për klimën e polarizuar politike dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak dhe i jep një hapësirë të madhe çështjeve që lidhen me sjelljen e mazhorancës ndaj procesit zgjedhor.

‘Shpreh keqardhje për ndryshimet jokonsensuale të kushtetutës dhe kodit zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse përpara zgjedhjeve të përgjithshme; Bën thirrje që politika shqiptare të tregojë pjekuri politike në trajtimin e çështjeve me interes publik,të rrisë demokracinë dhe integritetin konkurrues brenda partiak si një hap për pluralizmin dhe transformimin demokratik; Rikujton nevojën për të adresuar mangësitë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias në kohën e duhur, duke përmirësuar integritetin e zgjedhjeve, parandalimin e blerjes së votave dhe keqpërdorimin e burimeve administrative; Shpreh keqardhje për mungesën e dënimeve përfundimtare të niveleve të larta në rastet e blerjes së votës’, thuhet në rezulotën e PE-së.

Rezoluta vëren nevojën për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes, pavarësisë së medias dhe pluralizmit e po ashtu shpreh shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/05/2022 20:14

Mbaje në gojë se të zbut o Edvin Drama. Ky zullap autokrat nuk e do integrimi. Si bir i Enverit synon integrimin me lindjen sllavo kineze që ka si model diktaturën e pa ndryshueshme tip Kore e Veriut, Kinë, Rusi ku zgjedhjet janë vetëm farsë. Prandaj të tjera bën e të tjera thotë që të mos lejojë integrimin e Kombit Shqiptar në BE dhe në demokraci reale. Ai e di mirë se po zbriti nga maja e plehut e pret një burg pa fund, madje edhe më keq.

DEMOKRATI I BAZES21/05/2022 16:33

ME PAK FJALE, NESE VAZHDONI TE HANI MUTIN SOROSIAN TE RAMES, BARIN SOROSIAN TE KIMETES, LETRAT HIGJENIKO-SOROSIANE TE BLINKEN DHE DASH PER "NON-GRATEN", BRAVAT E LULMUTIT, ALIBASHES DHE ALIBARDHIT DHE NESE LANI FYTYREN ME SHURREN E "BALLKANIT TE HAPUR" TE SANDRIT TE SERBISE, HAPJEN E NEGOCIATAVE DHE ANTARESIMIN NE BE TA SHIHNI ME TELESKOP!!!! VAZHDONI DHE VOTOJENI NARKOBANDEN-KRIMONALO SOROSIANE RAMA-KIM!!! FAJET I KA SALIU!! PERIUDHEN E QEVERISJES SE SALIUT MBAJENI MEND SA TE JENI GJALLE!! DONI APO NUK DONI TA KUPTONI APO TE BENI SIKUR NUK E KUPTONI DHE NUK SHIKONI E DEGJONI, ASAJ PERIUDHE T'I MERRNI TE KEQEN!! KENI QE TE GJITHE EDHE SOT E KESAJ DITE ATO RROGA, ATO PENSIONE, ATO PAGESA NDIHMASH QE U LA SALIU NE 2013, NDERKOHE QE TE GJITHE CMIMET JANE 2-3 FISHUAR, APO JO??? PER DINJITETIN AS QE BEHET FJALE, POR SA LEKE TE KANE MBETUR NE XHEP TY O SHQIPTAR QE PUNON DHE JETON ME PUNE TE NDERSHME???? APO NUK KENI ASNJE QINDARKE???!!!!

Shto koment

Denonco