VIDEO-MESAZHI: ‘Ne u ngritëm me besimin se Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët!’

VIDEO-MESAZHI: ‘Ne u ngritëm me besimin se Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët!’

14:10, 21/05/2022
A+ Aa A-

Një tjetër thënie kuptimplote ka shkëputur nga fjalimet e fushatës së tij të ditëve të fundit, ish-Kryeministri Sali Berisha, për t’i përçuar një tjetër mesazh demokratëve në të gjithë vendin që nesër do të votojnë për të zgjedhur Kryetarin e ri të Partisë Demokratike.  

Në video, Berisha artikulon qartë arsyen përse "ne u ngritëm", arsyen pse ai ndërmori muaj më parë, një nismë të vështirë për rimëkëmbjen e partisë më të madhe të opozitës. 

“Ne u ngritëm, - thekson ai, - u ngritëm  si njerëz të apasionuar pas lirisë! Si njerëz që i besojnë idealet tona. Ne u ngritëm, sepse e konsiderojmë pluralizmin, jetik për veten tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë!

Ne u ngritëm pavarësisht nga privacionet që mund të pësonim, në emër të së ardhmes tonë dhe të fëmijëve tanë! U ngritëm në emër të së ardhmes europiane të shqiptarëve!

U ngritëm me besimin se Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët dhe se Shqipëria mund të bëhet, se Shqipëria është vend i bekuar dhe se vendi i saj nuk është askund tjetër përveçse në Bashkimin evropian!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ENOUGH IS ENOUGH21/05/2022 16:40

Si do ta bëjmë Shqipërinë ne shqiptarët kur na vjedhin parlamentarët

Shto koment

Denonco