Ilir Meta: Presidenca, kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi!

Ilir Meta: Presidenca, kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi!

12:15, 21/05/2022
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

Pyetje: Z. President, ju thatë që nuk keni kuriozitet për zgjedhjen e pasuesit tuaj, megjithatë, a ndjeni ju një lloj meraku apo shqetësimi që edhe këtë institucion që ju keni thënë se është “kështjella e vetme e pavarur”, do ta ketë mazhoranca, pasi me sap o duket, drejt asaj po shkojmë?

Meta:  Unë i mbaj premtimet dhe ju kam thënë se deri më 24 korrik, ky institucion do të jetë një kështjellë dhe ka qenë. Kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesat të këtij vendi por në momentet më kritike i është bërë thirrje popullit dhe populli i ka rrethuar dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre.

Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë. Nuk kam aftësi çudibërëse. Dhe sigurisht që përderisa ata ishin të vendosur, të gjithë ata aktorë që unë i kam përmendur herë pas here, t’ia jepnin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere, prandaj jemi këtu që listohen të gjitha problemet, që nuk i raporton media, se media raporton negociata falso dhe procese farsë, që qytetarët harrojnë gjithë këto probleme që i ndeshin përditë dhe që ua kanë bërë të pamundur të ndihen si evropianë në vendin e tyre.

Kështu, unë kam qenë i qartë që në 26 prill se çfarë do të ndodhte me këtë institucion. Ju mund të thoni pse nuk je larguar që në atë moment?!

Normale, se unë kam bërë një premtim mbi Kushtetutë. Derisa e kam bërë afati kushtetues është pjesë e këtij betimi deri më 24 korrik. Pastaj përgjegjësinë sigurisht do ta ketë zoti apo zonja Presidente e ardhshme që i urojmë suksese, unë do të kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët, me opinionin publik dhe padyshim që do të jem një qytetarë i devotshëm dhe një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës.

LEXO EDHE: Meta: S'kam asnjë kuriozitet dhe asnjë këshillë për opozitën, se opozita...

Meta nënvizon vërejtjet e PE: Shprehin keqardhje për mosdënimet e niveleve të larta në blerjet e votës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES21/05/2022 16:41

MBRETERIA E EDVIN KRISTAQ RAMES PO MERR FORMEN ME TE SHEMTUAR QE KA PATUR SHQIPERIA NE HISTORINE E VETE!! ME PAK FJALE, NESE VAZHDONI TE HANI MUTIN SOROSIAN TE RAMES, BARIN SOROSIAN TE KIMETES, LETRAT HIGJENIKO-SOROSIANE TE BLINKEN DHE DASH PER "NON-GRATEN", BRAVAT E LULMUTIT, ALIBASHES DHE ALIBARDHIT DHE NESE LANI FYTYREN ME SHURREN E "BALLKANIT TE HAPUR" TE SANDRIT TE SERBISE, HAPJEN E NEGOCIATAVE DHE ANTARESIMIN NE BE TA SHIHNI ME TELESKOP!!!! VAZHDONI DHE VOTOJENI NARKOBANDEN-KRIMONALO SOROSIANE RAMA-KIM!!! FAJET I KA SALIU!! PERIUDHEN E QEVERISJES SE SALIUT MBAJENI MEND SA TE JENI GJALLE!! DONI APO NUK DONI TA KUPTONI APO TE BENI SIKUR NUK E KUPTONI DHE NUK SHIKONI E DEGJONI, ASAJ PERIUDHE T'I MERRNI TE KEQEN!! KENI QE TE GJITHE EDHE SOT E KESAJ DITE ATO RROGA, ATO PENSIONE, ATO PAGESA NDIHMASH QE U LA SALIU NE 2013, NDERKOHE QE TE GJITHE CMIMET JANE 2-3 FISHUAR, APO JO??? PER DINJITETIN AS QE BEHET FJALE, POR SA LEKE TE KANE MBETUR NE XHEP TY O SHQIPTAR QE PUNON DHE JETON ME PUNE TE NDERSHME???? APO NUK KENI ASNJE QINDARKE???!!!!

Shto koment

Denonco