Zgjedhja e Presidentit, Meta: S'kam asnjë kuriozitet dhe asnjë këshillë për opozitën, se opozita...

Zgjedhja e Presidentit, Meta: S'kam asnjë kuriozitet dhe asnjë këshillë për opozitën, se opozita...

11:58, 21/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nuk ka asnjë kuriozitet për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të vendit dhe asnjë këshillë për opozitën lidhur me këtë proces. I pyetur nga gazetarët gjatë një konference shtypi, kreu i shtetit dha këtë përgjigje në vazhdim:

Z. Meta, ju gjatë presidencës suaj keni pasur një rol proaktiv ndaj opozitës. Në këto kushte, në procesin për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës, çfarë këshille do t’i jepnit ju opozitës?

Meta: Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës, sepse opozita ka bërë gabime fatale; pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë; një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit, siç ishte djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve vendore dhe bojkoti i Reformës në Drejtësi. Këto janë jo gabime, do t’i quaja krime, të cilat nuk bëhen njëherë në katër vjet, të cilat mund të bëhen njëherë në 100 vjet. Kështu që nuk kam asnjë sugjerim për opozitën sot dhe asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm.

Ajo që dua t’ju them është se po t’i shikoni me vëmendje këto 45 pikat që ka nxjerrë rezoluta e PE, këto të gjitha reflektojnë shqetësimet që ka ngritur këto 5 vite presidenti që është përpara jush, shqetësime për degradimin e standarteve të së drejtës, të pluralizmit, të mungesë së transparencës, të korrupsionit galopant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco