‘Presidenti’/ Ndoka zbërthen skemën: Basha kapter i Ramës, Alibeaj korrier informal!

‘Presidenti’/ Ndoka zbërthen skemën: Basha kapter i Ramës, Alibeaj korrier informal!

23:56, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PDK, Nard Ndoka flet për situatën politike, duke u ndalur te zgjedhja e Presidentit të ri, në kohën kur raundi i parë është djegur për shkak se nuk pati asnjë kandidaturë.

Propozimin e Dashamir Shehit si kandidat për President nga Fatmir Mediu dhe Agron Duka, Ndoka e sheh me optimizëm.

Ai deklaron se Shehi i përmbush kriteret për këtë post, ndërsa pretendon se mund të jetë një përfaqësues dinjitoz i të dyja palëve.

Dashamir Shehi është një politikan dinjitoz, që përmbush kriteret për President i Republikës. Një personazh politik e publik, që gëzon simpatinë dhe besimin e qytetarëve. Jam i sigurtë, që edhe të majtët do të ndjehen të përfaqësuar denjësisht”, u shpreh ish-deputeti, teksa kërkoi që Presidenti i ri të jetë i paanshëm dhe konsensual.

Shqipëria ka nevojë për një President konsensual, të paanshëm, që të ketë besimin dhe mbështetjen e palëve dhe të jetë realisht mbrojtës i interesit kombëtar dhe i Kushtetutës”, deklaroi ai.

I pyetur për marrëveshjen Balla-Alibeaj, Ndoka tha: “Alibeaj për fat të keq ka ngecur mes Ramës dhe Bashës, në ingranazhet e lojës së tyre po konsumohet deri ku më s’ka!”

Përsa i pëket situatës brenda opozitës, ish-deputeti deklaroi se nuk beson që PD do të gjejë një konsensus.

Nuk ka asnjë gjasë për konsensus, për faktin se Luli Basha vazhdon të jetë peng dhe tashmë kapterr i vogël i Ramës ku ushtari Alibeaj vazhdon të bëjë korrierin informal. Opozita nuk mund të caktohet, as të emërohet nga Rama e Gjykatat. Opozita është institucion që votohet nga qytetarët dhe në rastin e PD-së nga demokratët”, nënvizoi Ndoka./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco