'Ndërkombëtarët kanë pranuar votën'/ Deputeti i PD-së tregon rrugën e marrëdhënieve me partnerët

'Ndërkombëtarët kanë pranuar votën'/ Deputeti i PD-së tregon rrugën e marrëdhënieve me partnerët

23:04, 20/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tregoi se si Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën, do të afrohet sërish me ndërkombëtarët.

Në emsionin ‘Intervistë’ me Merita Haklajn, Bylykbashi theksoi se ndërkombëtarët e vlerësojnë një parti që ndërtohet mbi bazë vote, mbi bazë organesh të zgjedhura dhe me ndarje pushtetesh.

Sipas deputetit të PD-së, historia ka treguar se ndërkombëtarëve  nuk u kanë pëlqyer politikanë të caktuar, por më pas kanë pranuar verdiktin e votës dhe kanë punuar me të gjithë.

Bylykbashi: Marrëdhëniet me partnerët janë shumë të rëndësishme, por bazohen te parimet. Dhe parimet që ka Kushtetuta amerikane janë të jashtëzakonshme. Të gjithë atje i zbatojnë ato parime, ndërsa ne frymëzohemi nga ato. Ndërkombëtarët e vlerësojnë një parti që ndërtohet mbi bazë vote, mbi bazë organesh të zgjedhura dhe me ndarje pushtetesh. Kështu që, me veprimet tona shpresojmë shumë që do të bindim këdo që jemi parti që sjellim alternativën ndryshe.

Ndërkombëtarëve  nuk u kanë pëlqyer politikanë të caktuar, por më pas kanë pranuar verdiktin e votës dhe kanë punuar me të gjithë. Pra, vota është e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco